Shoqata “Mark Kaftalli” në bashkëpunim me shoqërinë Iliricum Miq të Shën Françeskut zhvilluan koncertin vokal instrumental të quajtur “Ave Maria” nën kujdesin e provincialit At Pashko Gojçaj.

Zoja e Papërlyeme siç njihet kjo festë ka frymëzuar kompozitorët më të mirë të botës duke krijuar pjesë muzikore që janë një ushqim shpirtëror për këdo u shprehën organizatorët e këtij aktiviteti.

Një prej organizatorëve, Zef Ndoja i shoqatës Illiricum u shpreh se ky koncert është një mundësi për artistët e rinj që të promovojnë veten e tyre.

Kori “Illiricum” u drejtua nga Lukë Mllugja, drejtues i korit “At Martin Gjoka” është Fatjon Tanazi dhe drejtues artistik profesor Anton Kaftalli.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, PROJEKT PËR TË RINJTË KUNDËR HUMBJEVE USHQIMORE
Artikulli tjetërSTUDENTËT PËRBALLJE PËR KUZHINËN ITALIANE DHE FRANCEZE