Atmosfera festive e Vitit të Ri ka qenë e pranishme sot në mjediset e Shtëpisë së Fëmijës Shkollor 6-15 vjeç në Bashkinë e Shkodrës. Fëmijët e kësaj shtëpie të madhe kishin përgatitur një program artistik me këngë, valle e recitime ndërsa të rinjtë e Qendrës Rinore “Atelie” krijuan një atmosferë të gëzueshme edhe me lojrat e improvizuara.
Për fëmijët u shpërndanë dhurata të ndryshme dhe në fund, u shtrua edhe një koktej për të pranishmit.