Festivali “Akullore Fest” është organizua për të 6-in vit me radhë në sallën e shkollës së muzikës “Prenk Jakova” në qytetin e Shkodrës. Fëmijë dhe të rinj interpretuan këngët e tyre duke marrë pjesë në këtë konkurim të përvitshëm që ka për qëllim edhe evidentimin e talenteve por edhe dhënien e mundësisë gjithsecilit për të treguar vlerat e veta
Në këtë edicion të festivalit “Akullore Fest” mori pjesë edhe “Mjeshtri i Madh”, këngëtari Bujar Qamili i cili surprizoi fëmijët e pranishëm duke u veshur si babagjyshi i vitit të ri ndërsa ndezi edhe më shumë atmosferën duke kënduar bashkë me këngëtarin e këngës fituese moment i cili solli emocione në fund të festivalit pasi përfunduan të gjithë këngëtarët pjesëmarrës
Në fund të festivalit “Akullore Fest” ashtu si çdo vit u dhanë edhe çmimet e vendosura nga juria profesiniste. Kështu në vend të tretë u shpallën Ajnes Unaza me këngën Kotelja, Klara Daberdaku me këngën “Bleta lulet i pickoi” dhe Livia Sulishti me këngën “Unë dhe Zogu”. Dy vendat e dyta shkuan për Gabriel Rraposhi me këngën “Më bëni mua President” dhe
Serxho Toma me këngën “Gjuha Shqype”. Vendin e parë këtë vit si fitues i festivalit “Akullore Fest” e mori Anxhelo Preçi me këngën “Gëzuar” Ky festival që tashmë po kthehet në një traditë të bukur do të vijojë që të organizohet edhe vitet e ardhshme si një mundësi për të gjithë të rinjtë që duan të provojnë veten e tyre në të kënduar.