Për tri ditë me radhë në Shkodër u zhvillua edicioni i 6-të i festivalit të shahut “Çesk Jubani”. Organizatori Klov Jubani, djali i Çesk Jubanit thotë se janë 50 shahistë që marrin pjesë këtë vit ndërsa synohet zgjerimi i mëtejshëm edhe në shkollat e mesme…
Henri Troshani, është një prej shahistëve më të vëgjel, vetëm 9 vjeç i cili e nisi që në moshë të vogël këtë lojë të cilën e sugjeron tek gjithë bashkëmoshatarët e tij……
Kryegjyqtarja e aktivitetit Ismete Sykaj thotë se shahu është një traditë që vijon në Shkodër tek të gjitha grupmoshat…
Në fund të festivalit të shahut “Çesk Jubani” që u zhvillua në hollin e bashkisë Shkodër, u shpallën edhe shahistët më të mirë të këtij edicioni të 6-të.