Kënga “Si në Ëndërr” e kënduar nga Rezarta Smaja është fituese festivalit të gjashtë “Luleborë” i organizuar në teatrin “Migjeni” në Shkodër.…

Ndërkohë çmimin e dytë e mori Savjana Vjerdha dhe Ademir Fresku ndërsa në vend të tretë u rendit Jozefina Simoni. Kryetari i jurisë, mjeshtri i muzikës Zhani Ciko vlerësoi festivalin “Luleborë”…

Një çmim në festivalin “Luleborë” u dha për interpretuesin më të mirë që e meritoi këngëtari Laorjan Ejlli, çmim ky që shkoi në nder të muzikantit të ndjerë Simon Gjoni. Çmimin  për interpretuesin më të mirë e dorëzoi djali i Simonit Gjonit, Andis Gjoni…

Çmimin e karrierës e meritoi këngëtarja e madhe shkodrane Justina Aliaj …

Viti i gjashtë i festivalit “Luleborë” erdhi nën regjinë e drejtores së teatrit “Migjeni” Rita Gjeka dhe dy drejtuesve artistik të këtij festivali Markelian Kapidani dhe Shpëtim Saraçi si dhe nën dirigjimin e Ilir Zoga, Jetmir Barbullushi dhe Gridi Kraja si dhe pianistit Mario Deda.

Artikulli paraprakKRYEMINISTRI RAMA PUBLIKON VIDEON E RRUGËS SE RE TË THETHIT
Artikulli tjetërSHKODËR, EMOCIONET E FESTIVALIT “LULEBORË”