Sot është 5 maji, dita e dëshmorëve të Shqipërisë. Në këtë ditë të shënuar ashtu si çdo vit tek varrezat e dëshmorëve në Shkodër u vendosën kurora me lule nga drejtues vendor të majtë, policia e shtetit dhe organizata e Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare. Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni u shpreh se duhet nderuar me respekt vepra e të rënëve në luftën anti fashiste kundër pushtuesve.
Dhurata Tyli në emër të organizatës të Luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër tha se të gjithë duhet të jenë krenar për 28 mijë të rënët shqiptar në luftë.
Shqipëria tha Tyli në sytë e gjithë Europës u bë viktima e parë e luftës pas sulmit nga Italia në 1939.
Në ditën e dëshmorëve në Shkodër tashmë siç ndodh çdo vit munguan përfaqësuesit e të djathtës të cilët nuk e festojnë 5 majin sepse sipas tyre përkon me instalimin e komunizmit në Shqipëri dhe krimet që pasuan nga ai regjim. Të majtët mendojnë ndryshe duke e ndarë luftën e dëshmorëve nga ajo që pasoi më pasi, regjimi komunist. Dita e dëshmorëve e ka origjinën në 5 majin e vitit 1942 kur u vra Qemal Stafa, i cili sot mbush 80 vjetorin e ndarjes nga jeta.