Organizata e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër ka festuar 74 vjetorin e Çlirimit, 29 nëntorin e vitit 1944. Në takimin e zhvilluar në Kinema Millenium Prefekti i Qarkut Shkodër Çesk Millja tha se është një ditë që duhet të na bashkojë.
Kreu i LANÇ në Shkodër Zamir Llazani deklaroi se 29 nëntori 1944 është garancia e fillimit të një Shqipërie të dytë që e kemi edhe sot.
Llazani tha se disa shembuj turpi të historisë sot politika po na i servir si vlera patriotike…
Grupimet tradhtare që ishin kundër luftës antifashiste dhe që u bashkuan me pushtuesit sipas LANÇ ishin edhe në Shkodër.
Edhe këtë vit në Shkodër ashtu si në të gjithë Shqipërinë 29 nëntori 1994, dita e Çlirimit është festuar e ndarë nga politika duke qenë të pranishëm vetëm veteranët e LANÇ dhe përfaqësues të Partisë Socialiste.