Në Shkodër u festua 77 vjetori i Çlirimit të Shqipërisë. Ceremonia u organizua tek varrezat e Dëshmorëve në periferi të qytetit. Pas vendosjes të kurorave me lule Prefektja e Qarkut Shkodër Majlinda Angoni tha se të gjithë shqiptarët bashkë duke përfshirë edhe komunistët u bashkuan duke luftuar gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe duke sjellë Çlirimin e vendit.
Kryetari i organizatës të luftës Anti Fashiste Nacional Çlirimtare në Shkodër Zamir Llazani u shpreh se mos të kishte qenë ajo luftë e popullit shqiptar do të ishte në pikëpyetje ekzistenca e Shqipërisë.
Kreu i LANÇ tha se në vendin përreth varrezave të dëshmorëve kanë mbjellur afro 350 pemë duke tentuar ta kthejnë në një zonë të pyllëzuar.
Në ceremoninë e 77 vjetorit të Çlirimit në Shkodër mori pjesë drejtuesja politike e PS Shkodër Edona Bilali, drejtuesit rajonal të PS, drejtues të policisë, ushtrisë si dhe qytetarë të Shkodrës ndërsa munguan drejtues të pushtetit vendor për shkak të ndasive politike që kanë lidhur me Çlirimin dhe luftën Anti Fashiste.