Bashkia Shkodër ka filluar punën për furnizimin e shkollave me lëndë për ngrohje për të ofruar në kohë shërbimin e ngrohjes që fillon me datë 15 nëntor.
Deri tani është realizuar furnizimi me dru zjarri në shkollat e Njësisë Administarive Pult, Shalë, Postribë, Dajç.
Sot po shpërndahen në Njësinë Berdicë. Në ditët e ardhshme do të furnizohen me dru zjarri shkollat e Njësisë Administrative Rrethina, Shosh, Gur i Zi, Ana Malit si dhe shkollat në qytet.
Sasia në m3 e druve të zjarrit është përllogaritur në bazë të ambjenteve të shkollave, konkretisht:
Gjithashtu, ka filluar dhe furnizmi i shkollave që ngrohen me gaz të lëngshëm. këto bëhen të ditura nga përgjegjësja e arsimit pranë bashkisë Shkodër.
Bashkia Shkodër garanton furnizmin e të gjtha shkollave për ngrohje, për një periudhë 4 mujore duke krijuar kushte optimale për zhvillimin e mësimit, pavarësisht kushteve të motit.
Një fakt shumë i rëndësishëm që vlen të thkesohet është që këtë vit kemi 5 shkolla që nuk do të furnizohen me gaz të lëngshëm por është zëvëndësuar me ndërtimin e kaldajave në 3 shkolla,
investime këto të realizuara nga buxheti i Bashkisë Shkodër, si dhe zëvëndësimin e gazit të lëngshëm me dru zjarri në dy shkolla të tjera.
Në këtë mënyrë po bëjmë të mundur vit pas viti uljen e numrit të shkollave që ngrohen me gaz të lëngshëm dhe zëvëndësimin me lendë drusore apo me ngrohje qëndrore.