Filma të 110 viteve më parë që trajtojnë temën e Ballkanit janë shfaqur në qendrën rinore Arka në Shkodër. Filmat e shfaqur janë pa zë por të shoqëruar nga muzikë moderne e performuar live. Këto filma që sollën si si ishin shtetet e Ballkanit gjatë kohës së luftës së parë botërore nuk kanë në thelb luftën në vetvete por një këndvështrim tjetër të jetës normale që bëhej asokohe dhe se si ishte shoqëria. Ndër filmat e shfaqur pa zë dhe shoqërua me muzikë ishte edhe një film i vitit 1914 që tregon kryeqytetin e Shqipërisë Tiranën…

Karl Wratschko është artisti që ka bërë përzgjedhjen e filmave në arkiva ndërsa tregon se është interesante që sot pas kaq shumë vitesh të risillen në vëmendje këto xhirime që u bënë asokohe duke mos i dhënë vëmendjen kryesore luftës por jetesës së njerëzve në përditshmërinë e tyre….

Matija Schellander është artisti i cili shoqëroi live me muzikë modern filmat pa zë të viteve 1910 ndërsa shprehet se performanca e muzikës tek këto imazhe ka tërhequr publikun…

Aktiviteti i quajtur “Traversing The Balkans” do të vijojë edhe në qytete të tjera ndërsa filmat janë mbledhur nga Viena deri në Turqi duke përfshirë vendet e Ballkanit mes të cilave edhe Shqipërinë teksa u paraqitën filma udhëtimi, xhirime amatore, kronika lufte, filma reklamues turistik apo edhe propagandistik. Projekti u mbështet nga Ambasada Austriake në Shqipëri.

 

Artikulli paraprakPUKË, MINISTRJA E BUJQËSISË: SYNOJMË BASHKIMIN E FERMERËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, DJEGIA E MBETURINAVE TEK VARREZAT E DËSHMORËVE