Arrestohen në flagrancë gjashtë persona, për “Tregtim dhe transportim të mallrave, që janë kontrabandë”
Specialistet e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Shkodër, pas një hetimi 3 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, kane finalizuar me sukses opeoacionin e koduar “ Liqeni”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja në flagrancë i shtetasve ;
1. Xhemazi Torishta, vjeç 49, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” në bashkëpunim, që parashikohen nga nenet 172, 178 dhe 25 të Kodit Penal.
2. Ledjon Torishta, vjeç 25, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Kontrabandë me mallra që paguhen akcizë” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” në bashkëpunim, që parashikohen nga nenet 172, 178 dhe 25 të Kodit Penal.
3. A. Ll., vjeç 25, banues Njësia Administrative Rrethina, Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” në bashkëpunim, që parashikohen nga nenet 178 dhe 25 të Kodit Penal.
4. S. B., vjeç 15, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të vepre penale “Tregtim dhe transportim i mallrave qe jane kontrabande” në bashkëpunim, që parashikohen nga nenet 178 dhe 25 të Kodit Penal.
5. Silvana Balani, vjeç 38, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” në bashkëpunim, që parashikohen nga nenet 178 dhe 25 të Kodit Penal.
6. Mit`hat Balani, vjeç 38, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka konsumuar elemente të veprës penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë” në bashkëpunim, që parashikohen nga nenet 178 dhe 25 të Kodit Penal.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë sjellë mallë kontrabandë nga Mali i Zi, nepërmjet Liqenit të Shkodrës, një sasi prej 100 arka me llamba inkandeshente, të cilat klasifikohen në mallra që pagujanë akcizë.