Në vijim të veprimeve proçeduariale hetimore të kryera nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër në bashkëpunim me Sektorin për hetimin e krimit ekonomik e financiar në D.V.P.-Shkodër
për goditjen e kontrabandës me mallra që paguhet akcizë dhe prodhimit të kundraligjshëm të produkteve industriale, pas një hetimi disa mujor u bë i mundur realizimi i Operacionit te koduar ” AKCIZA” dhe si rezultat u be arrestimi në flagrancë i shtetasve të mëposhtëm : * Ndriçim Bilani, 55 vjeç, banues në Shkodër * Ramadan Lulaj, 67 vjeç, banues në Shkodër * Agron Isufaj, 47 vjeç, banues në Shkodër * Kujtim Guri, 48 vjeç, banues në Shkodër * F. Qevani, 45 vjeç, banuese në Shijak Gjithashtu u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e shtetasit : * A.M. 44 vjeç, banues në Shkodër Nga kontrroli i ushtruar në ambjente apo vënde të dyshuara për mbajtjen apo magazinimin e mallrave të kundraligjshëm u arrit që të sekuestrohen në cilësinë e provës materiale : * 107 steka me paketa cigaresh të markave të ndryshme pa dokumentacionin përkatës * 101 pako duhan i grirë dhe një makinë grirëse * 4259 paketa cigaresh të markave të ndryshme * 2000 cop llampa Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Kontrabanda me mallra të tjera”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë”, “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Tregëtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” parashikuar nga nenet 180, 174, 288, 172 dhe 178/2 të Kodit Penal.