Nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër

, në bazë të plan-operacionit me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike si dhe evidentimin dhe goditjen e vendmagazimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe në vijim të punës së pandërprerë, është ushtruar kontroll në fshatin Mollë, njësia administrative Shosh, Shkodër, ku dhe u finalizua me sukses operacioni i koduar “APPLE”. Si rezultat i këtij operacioni më datë 15.12.2016, gjatë kontrollit të ushtruar në zonën e Shoshit u konstatuan dhe evidentuan gjithsej, 3 ambiente të improvizuara si ambiente për tharje, ku u arrit që të sekuestrohen në total : * 77 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis-sattiva, e cila ishte e vendosur nëpër thasë dhe bidona plastikë dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale * 70 bimë të dyshuara narkotike cannabis-sattiva në proçes tharje, të cilat u asgjesuan në vend me anë të djegies Vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar në veprimtarinë kriminale të fushës së prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë penale. Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, parashikuara nga nenet 284 e 283 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakVRASËSI I TAKSISTIT PRANON KRIMIN: MAKINËN E TIJ E SHITA PËR 27 MIJË LEKË
Artikulli tjetërOSBE: SHQIPËRIA NUK KA LUKSIN QË TË VONOJË DREJTËSINË