Finalizohet me sukses operacioni i koduar “GOLD RUSH” Sekuestrohen 8.5 kg cannabis-sattiva .

Vihen në pranga 3 shtetas Më datë 14.01.2017, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me shërbimet e komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të punës së tyre të pandërprerë për goditjen e prodhimit dhe shitjes të lëndëve narkotike, u finalizua me sukses operacioni i koduar “GOLD RUSH”, ku u bë e mundur goditja e një tjetër rasti, u sekuestruan 8.5 kg lëndë e dyshuar cannabis-sattiva, arrestuan në flagrancë 3 shtetas, dhe konkretisht: 1. Bertjan Pepkola, 24 vjeç banues në Lezhë 2. Aldo Përleka, 22 vjeç, banues në Lezhë 3. Xhulio Përleka, 23 vjeç, banues në Lezhë Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga Policia e Shkodrës, se 3 shtetas po transportonin me mjet lëndë narkotike, menjëherë shërbimet e policisë u vunë në ndjekje dhe në fshatin Zues, njësia administrative Rrethina, Shkodër, u konstatua mjeti i dyshuar, tip “Benz” me targë LE

Artikulli paraprakVRASJET DHE HASMËRIA, “DROGA SHKAKTARE”
Artikulli tjetër25 VJETORI I FRESSH, RAMA: VOTONI PS