ARRESTOHET 64 VJEÇARI, NË KËRKIM DJALI I TIJ.Një person kanë rënë në pranga të policisë së Shkodrës, ndërsa janë sekuestruar rreth 5 kg lënë narkotike e llojit kandanis sativa.Sipas policisë së Shkodrës, pas operacionit të koduar “Shitësi”, kanë rënë në pranga Ndreke Kapo 64 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim djali i tij Edmond Kapo 32 vjeç të dy me banim në fshatin Berdic.
Gjatë kontrollit në banesën e tyre janë sekuestruar në cilësinë e proves materjale, 4 kilogram e 800 gram hashash ne forme boce e cila po paketohej, 2 gershërë, 1 peshore, 2 automatik model 56, 1 armë gjahu e kalibrit 12mm, 15 copë fisheke 12 mm per arme gjahu, 3 krehra fishekesh prej tyre dy të mbushur me fishekë model 56, 1 pushkë luftarake model 56 pa numer dhe 1 bimë narkotike kanabis e mbjellur ne oborrin e baneses.