Vendosja e një sasie lënde plasëse në banesën e H.L nga fshati Pentar, Njësia Administrative Dajç, në Shkodër, ngjarje kjo e ndodhur orës 02:30 të mëngjesit te se martes , ku nuk janë evidentuar dëmtime në njerez por vetëm dëme materiale, çoi në zbarthimin e një rrjeti trafiku droge, ku u sekuestruan 334.2 kg kabanis si dhe u kapën dy armë gjahu.
Lidhur me këtë ngjarje pas veprimeve të kryera u arrit të zbulohej dhe të dokumentohej autoresia e kësaj vepre dhe është finalizuar me sukses Operacioni Policor i Koduar “STEP BY STEP”.
Në drejtim të dokumentimit të kësaj vepre penale, është finalizuar me sukses Operacioni Policor me dokumentimin ligjor të veprimtarisë së paligjshme të një grupi kriminal, si të dyshuar për kryerjen e veprave penale të ;
“Prodhimit dhe shitjes të narkotikeve”,“Trafikim të narkotikeve”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, duke bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 4 shtetasve dhe shpalljen në kërkim të një të pesti, konkretisht :
1. Vinçens Doçi, 30 vjeç, banues në Pentar – Shkodër,
2. Rajmond Kalavaçi, 30 vjeç, banues në Pentar- Shkodër,
3. Anton Gjuraj, 29 vjeç, banues neë Pentar – Shkodër,
4. David Doçi, 32 vjeç, banues në Pentar – Shkodër.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit :
5. E.D, 28 vjeç, banues në Pentar – Shkodër, i dyshuar per kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje narkotikeve” dhe “Shkatërrim të pronës me eksploziv”.
Në vijim të veprimeve procedurale e hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të paligjshme, nga strukturat e specializuara të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër është ushtruar kontroll në 7 ambiente banesash të të dyshuarve.
Ku si rezultat i kontrrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme :
• 334.2 kg, lendë narkotike të llojit cannabis sattiva e vendosur në 17 fuci plastike e gatshme për tregtim.
• 2 armë gjahu, nga këto 1 (një) pa leje,
•një automatik model 56,
• 1 automjet autoveture e tipit BMË, me targë DJ 707 VE,
• 2 aparate celulare.
Po në vijim të hetimeve të lartpërmendura nga strukturat policore së DVP-Shkodër, është ushtruar kontroll ne zonën Mushan, të Njësisë Administrative Dajç- Shkodër ku në mbështetje të të dhënave hetimore është konstatuar një parcele me 3000 bimë narkotike cannabis sattiva dhe rezultoi se ishte kultivuar nga personat e lartpërmendur.