Denata Ndreca është shkrimtarja shkodrane e cila ka botuar librin e saj të fundit “Kohë e Mohueme”.

Ajo ka vendosur që të gjitha të ardhurat nga shitja e këtij libri t’I dhurojë për bamirësi në ndihmë të personave para dhe tetraplegjik në qytetin e Shkodrës.

Shkrimtarja Ndrecaj tregon se përmes këtij libri ka sjellë fëmijërinë e saj në Shkodër si një nga periudhat e saj më të bukura.

Libri “Kohë e Mohueme” është publikuar fillimisht në gjuhën italiane. Përkthyesi Jozef Radi vlerëson mënyrën se si Denata ka zgjedhur formën e duhur për të përcjellë në shtetin italian, kulturën e bukur shkodrane.

Kjo nismë bamirësie nga shkritarja Denata Ndrecaj është e para në qytetin e Shkodrës në ndihmë të fëmijëve dhe personave me aftësi ndryshe.

Artikulli paraprakSHQIPTARJA 14 VJEÇE SHKRUAN LIBËR KRIMINALISTIK
Artikulli tjetërSHKODËR, EKSPOZITË NË SHTËPINË E FËMIJËS