Në kuadër të muajit të letërsisë gjimnazi “Oso Kuka” ka zhvilluar në një mjedis të hapur konkursin e “Fjalës Artistike”. Një aktivitet i cili është kthyer në traditë tashmë për këtë shkollë bëhet me qëllimin që të afrojë më shumë nxënësit me letërsinë shprehet Suela Durraj mësuese në këtë gjimnaz.
Disa nga nxënësit pjesëmarrës në këtë aktivitet flasin për lidhjen që kanë me letërsinë.
Gjatë gjithë muajit tetor gjimnazi “Oso Kuka” ka zhvilluar një sërë aktivitetesh të tjera siç janë takimet me autor të ndryshëm në kuadër të muajit të letërsisë.