Që prej datës 6 tetorë Ambasada Amerikane në Tiranë ka njoftuar hapjen e aplikimeve për lotarinë Amerikane. Ndonëse ka kaluar vetëm gjysma e muajit që është vënë në dispozicion për aplikantët vihet re se një numër i lartë qytetarësh të Shkodrës kanë aplikuar me shpresën se do të fitojnë.
Shumë qytetarë të cilët nuk dinë të plotësojnë vetë lotarinë Amerikane drejtohen pranë agjencive të ndryshme ose noterëve. Xhina Belaj konsulente në një agjenci e cila prej vitesh merret me aplikimet për lotarinë Amerikane shprehet se në krahsim me vitin e kaluar vihet re një rritje e ndjeshme e numrit të aplikantëve.
Pjesa më e madhe e qytetarëve vendosin të aplikojnë në ditët e fundit ndaj dhe shpesh ndodh që të ketë bllokim të sistemit.
Pavarësisht se lotaria Amerikane mbetet ëndrra e pothuajse të gjithë shqiptarëve ajo që mbetet shqetësuese është numri në rritje i aplikantëve. Një fakt ky që tregon rritjen e shtetasve që duan të largohen nga vendi.