Prindërimi pozitiv në Shqipëri është kthyer në një shqetësim. Janë të shumta rastet e problemeve në rritjen e fëmijëve dhe ky fenomen ka prekur edhe Shkodrën. Në këtë mënyrë në vazhdën e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore organizata “Gruaja tek Gruaja” përmes “Zyrës së Djemve dhe Burrave” organizoi forumin “Sfidimi i patrialkalizmit përmes angazhimit të djemve dhe burrave në prindërim”.

Gjatë takimit u diskutua mbi konceptin e prindërimit për të mësuar të rinjtë në lidhje me rëndësinë e angazhimit të përbashkët prindëror shprehet Fatjon Taipi koordinator i “Zyrës për Djem dhe Burra”.

Vitet e fundit vihet re një ndryshim i konceptit të prindërimit tek të rinjtë por duhet punë që ky ndryshim të jetë i qëndrueshëm.

Në këtë aktivitet morën pjesë studentë të universitetit “Luigj Gurakuqi” si dhe nxënësit e disa prej gjimnazeve të Shkodrës që do jenë prindër në të ardhmen.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, DOKUFILM PËR MIKËPRITJEN E HEBRENJVE NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërHILLARY CLINTON I JEP ÇMIM KRYEMINISTRIT RAMA: E ADMIROJ PUNËN E TIJ