Forumi I Lidhjes Demokratike të Gruas të Shqipërisë ka zhvillaur një takim me gratë demokrate në sallën e konferencave të hotel “Colosseo” në Shkodër. Kryetarja e forumit, Albana Vokshi e cilësoi fenomenin e dhuëns në familje si një pandemi të rrezikshme e cila ka prekur shoqërinë shqiptare, ndërsa tha se në 2020 u regjistruan 200 raste të dhunës më shumë se në vitin 2019.
Më tej, Vokshi tha se gjuha e urrejtjes e përdorur në parlament është fyese nga politikanët që përfaqësojnë interesat e qytetarëve.
Vokshi foli edhe për Kuvendin e Partisë Demokratike që do të mbahet me 11 dhjetor nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Takimi I zhvilluar në Shkdoër vjen në kuadër të takimeve të tjera që po zhvillohen në shumë bashki të vendit nga Forumi I Lidhjes Demokratike të Gruas në Shqipëri.