Aktiviteti në ditën botërore të personave me aftësi ndryshe në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” nisi me një minutë heshtje në nderim të viktimave të tërmetit të 26 nëntorit në Shqipëri. Në forumin social “Jetesa e Pavarur: Një ëndërr apo një realitet për personat me aftësi ndryshe?”, arqipeshkëvi i Shkodrës Angelo Massafra dhe haxhi Fejzi Zaganjori deklaruan se persona me aftësi ndryshe duhen mbështetur

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi u shpreh se janë hapur qendra familje për trajtimin dhe zhvillimin e personave me aftësi ndryshe dhe familjeve të tyre

Gjatë këtij forumi arqipeshkëvi Massafra dhe haxhi Fejzi Zaganjori u lutën për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit.

Forumi social për personat me aftësi ndryshe u organizua nga shoqata “Projekti Shpresa”, bashkia Shkodër, organizata Maddonina del Grappa, instituti i Motrave të Nënë Terezës, shoqata “The Door” në bashkëpunim me institucione të tjera.

Artikulli paraprakTËRMETI,TURQIA NIS PLANIN PËR 500 BANESA NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërSHKODËR, SHKOLLA “3 DHJETORI” AKTIVITET SENSIBILIZUES