Kjo është buka që shtetasi Ismet Metalla kishte marrë me vete për të shkuar në punë
Sapo ka dalë nga rrugica e shtëpisë një makinë e ka përplasur

Ismet Metalla si çdo ditë doli herët për të shkuar në punë me biçikletën e tij por mjeti tip BMË X5, ngjyrë e zezë me targë AA 292 LH e mori përpara duke e aksidentuar
I aksidentuari menjëherë është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës për t’i dhënë ndihmën e shpejtë.

Sipas burimeve spitalore shtetasi Ismet Metalla që po ecte me biçikletën e tij ka pësuar një çarje në kokë por është jashtë rrezikut për jetën ndërsa mjekët po kujdesen për të.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur edhe forcat e policisë duke bërë hetimet mbi këtë aksident të ndodhur për të nxjerrë shkaqet e plota. Policia vendore e Shkodrës pas kësaj përplasje ka shoqëruar në polici drejtuesin e mjetit duke e marrë në pyetje rreth këtij aksidenti.

Dëshmitarë nga vendngjarja bëjnë me dije se i aksidentuari po dilte me biçikletën e tij nga rrugica e shtëpisë për të shkuar në punë kur papritur mjeti tip BMË e ka ndeshur me pasqyrën e makinës duke e hedhur në tokë.

Sipas burimeve shkak i aksidentit mendohet të jetë shpejtësia tej normave të lejuara dhe mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Aksidentet në Shkodër vazhdojnë që të jenë një shqetësim e aq më tepër drejtuesit e biçikletave që janë tejet të ekspozuar ndaj aksidenteve si shkak i pakujdesisë i drejtuesve të mjeteve.

Artikulli paraprakMALI I ZI LEJON PËRDORIMIN E SIMBOLEVE SHQIPTARE
Artikulli tjetërKATËR GJYQTARË TË GJYKATËS SË SHKODRËS NË VETTING