Forumi Rinor i partisë demokratike i Shkodrës i është bashkuar organizimeve në ditën e Rinisë në Tiranë.

Të rinjtë e FRPD janë mbledhur në sheshin përpara bashkisë për t’u nisur drejt kryeqytetit në këtë ditë të rëndësishme. Kryetari i FRPD dega Shkodër Arvid Bushati deklaroi se 8 dhjetori mbetet ende sot një simbol i lirisë për të rinjtë. Kreu i FRPD shprehet se në këtë 8 dhjetor, të rinjtë ende kanë ëndërr që ta duan Shqipërinë si gjithë Europa, një shprehje kjo që gjen vend edhe sot pas më shumë se dy dekadash nga rrëzimi i sistemit komunist. Të rinjtë e FRPD u shprehën se Shkodra është ndër qytetet që ka zërin më të fuqishëm në këtë 8 dhjetor, ditën kombëtare të rinisë por edhe më tej.

Artikulli paraprakHAPET NË TIRANË ZYRA RAJONALE E BASHKËPUNIMIT RINOR
Artikulli tjetërBASKET, VLLAZNIA NIS ME PËRFORCIMET, VJEN HAMATI