Federata Shqiptare e Futbollit dhe Fondacioni “Lorik Cana 5” në bashkëpunim me bashkinë Shkodër dhe Ambasadën Hungareze përuruan fushën sportive në Kopshtin e “Ismet Sali Brucaj” në qytetin e Shkodrës. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Armand Duka President i FSHF ish-kapiteni i Kombëtares Lorik Cana,
Ambasadori Hungarez në Tiranë dhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër Voltana Ademi. Presidenti FSHF, Armand Duka, në përshëndetjen e tij nënvizoi krenarinë për bashkëpunimin që institucioni që ai drejton ka krijuar me Fondacionin Lorik Cana 5 teksa u tregua i gatshëm për të mbështetur kauza të tilla.
Ish kapiteni I kombëtares shqiptare Lorik Cana shpjegoi iniciativën e tij dhe synimet e saj për tu ardhur në ndihmë fëmijëve
Ndërsa kryetarja e bashkisë Shkodër Voltana Ademi tregoi se si lidni ideja e bashkëpunimit mes saj dhe Lorikut drejtuesit të fondacionit Lorik Cana 5
FSHF në bashkëpunim me Fondacionin “Lorik Cana 5” kanë nisur ndërtimin e fushave të futbollit në disa kopshte të Shqipërisë.Kjo fushë futbolli në kopështin “Ismet Sali Brucaj” në Shkodër do ti shërbejë fëmijëve të cilët do të luajnë çdo ditë në të.