Në fundjavë trafiku në hyrje-dalje të qytetit të Shkodrës bëhet akoma më i rënduar kjo për shkak se një pjesë e madhe e qytetarëve vendosin që të kalojnë ditën e pushimt larg zhurmës së qytetit. Për minuta të tëra qytetarëve i është dashur të mbesin të bllokuar në trafik.

Pavarëisht ndërhyrjes së policisë rrugore sërish trafiku vazhdon të jetë i njëjtë. Problemi më i madh mbetet rruga tek Ura e Bunës ku fluksi është akoma më i madh.

Në këtë segment trafiku rëndohet akoma më shumë nga numër i madh automjeteve që hynë në Shqipëri nga dogana Muriqanit, nga mjetet që vijnë nga qendra e qytetit drejt Urës së Bunës për t’ju drejtuar plazhit të Velipojës apo dhe autostradës Shkodër-Lezhë. Situata të tilla gjatë stinës së verës janë të shpeshta për qytetarët që paavrësisht pritjeve të gjata shqetësim mbeten dhe kostot financiare të këtyre rradheve të gjata.

Artikulli paraprakZJARRI NË VELIPOJË, MIKU I TË PLAGOSURVE: I GJETA NË PISHINË
Artikulli tjetërSHKODËR, “PANDEMIA PO NA LË PA PUSHIME, SHKAK EKONOMIA”