Në qytetin e Shkodrës gjatë fundjavës kalaja e Rozafës mbetët një nga vendet më të frekuentuara për vizitorët e huaj dhe vendas. Familjarë, turist të huaj por dhe grupe nxënësish nga qytete të ndryshme si Elbasani, Tirana apo Durrësi vizituan këtë fundjavë kalanë e Shkodrës. Vizitorët shprehen se arkitektura, lashtësia e kësaj kalaje por dhe pamja që ajo ofron janë ato që i tërheqin më së shumti.

Me ardhjen e pranverës numri i vizitorëve është gjithnjë në rritje në këtë atraksion turistik i cili përveç bukurive mban dhe misterin e historisë së Rozafës.

 

 

Artikulli paraprakM. MADHE, STUDIUESI: VLERËSONI TURIZMIN KULTUROR
Artikulli tjetërZGJEDHJET NË MAL TË ZI, VELIAJ MBËSHTET DRITAN ABAZOVIQIN