Në rrethana ende të paqarta në Shkodër janë përfshirë në aksident pikërisht ata që punojnë për t’i evidentuar ngjarje të tilla, forcat e rendit.
Mësohet se rreth orës 08:00 të së dielës, në vendin e quajtur shtëpitë e malësorëve, fshati Oblikë, Shkodër, ka ndodhur një aksident rrugor, ku është përplasur një motor pa targa, i drejtuar nga 69-vjeçari H. B. me furgonin e Policisë Kufitare Shkodër me targë SH0238E, me drejtues efektivin F. K. 49 vjeç.
Si pasojë e përplasjes ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorçikletës, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër nën kujdesin e mjekëve.
Në vendngjarje po kryen veprimet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër për sqarimin e rrethanave të aksidentit.