Ushtria Shqiptare ka ndërmarrë një fushatë në gjithë Shqipërinë për rekrutimin e të rinjve në radhët e Forcave të Armatosura. Ndalesa e radhës e ushtrisë ishte në qytetin e Shkodrës për rekrutimin e të rinjve me moton “Ti ke forcën, Ndero Kombin”. Kapiten Edison Kaja nga qendra e personel rekrutimit të ushtrisë shqiptare shprehet se janë 400 vende të lira dhe pritet aplikimi i të rinjve deri në 27 vjeç.

400 vendet e lira, kapiteni Edison Kaja nuk e sheh si një shqetësim në mungesat në radhët e ushtrisë por si një mundësi punësimi ndërsa nuk mohon faktin se shumë të rinj pasi futen në ushtri e lënë atë pak muajsh.

Në repartin e ushtrisë në Vau Dejës aktualisht janë 30 vende të lira për ushtarët e rinj që kanë dëshirë të jenë pjesë e forcave të armatosura kundrejt një pagesë që nis prej afro 50 mijë lekë të rinj.

 

Artikulli paraprakBANORËT E POSTRIBËS PROTESTË PËR UJIN, DREJTORI: E ZGJIDHIM
Artikulli tjetërFSHATI MES, MJEKU: GRIPI DHE COVID-19 DYFISHOJNË VIZITAT