Në kuadër të muajit të sensibilizimit kundër kancerit të gjirit, Shoqata Kristiane e Grave Shqiptare në bashkëpunim me bashkinë e Shkodrës ka organizuar pasditën e së martës një forum në shkollën “Edith Durham”.
Të pranishëm ishin mësues dhe nxënës të kësaj shkolle po ashtu edhe mjekë të cilët folën për rëndësinë që mamografia ka sidomos për gratë nga mosha 40-60 vjeç, pasi kjo kategori është me e rrezikuar. Presidentja e shoqatës Kristiane të Grave Shqiptare, Kristiana Jorgaqi, tha se sipas statistikave, Shkodra dhe Lezha kanë numrin me të madh të grave të prekura nga kjo sëmundje. Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi tregoi për rëndësinë që kanë këto fushata dhe informacioni që shpërndahet perms tyre, në parandalimin e kësaj sëmundjeje. Këto fushta do të finalizohen me një marshim sensibilizues nëpër rrugët e Shkodrës me datë 28 tetor.