1 përson humbi jeten dhe tre të tjere mbeten të plagosur rëndë, pas përplasjes së një autoveture me një kamion mesditen e së hënës në aksin rrugor Lezhë-Fushë Kruje.Parakalimi i gabuar i autovetures u bë shkak për aksidentin tragjik i cili është I 5-ti që ndodh vetem përgjatë muajit janar në aksin rrugor Lezhë-Fushë Krujë dhe Lezhë- Shkoder, me një bilanc 1 i vdekur dhe 9 përsona të plagosur.

Shkelja e rregullave të qarkulllimit rrugor, siç janë parakalimet e gabuara dhe përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit është shkaku kryesor i këtyre aksidenteve me pasoja në jetë njerezish, thotë eksperti i sigurisë rrugore Rrok Lelçaj.

Problem në këtë aks rrugor me degëzime të shumta është dhe mungesa e sinjalistikes rrugore, thotë eksperti.

Sipas të dhënave zyrtare vetem përgjatë muajit janar Policia Rrugore ka ndëshkuar me masa administrative 2 mijë drejtues mjetesh, kryesisht për lëvizje tej normave të lejuara dhe parakalime të gabuara në segmentin Shkodër-Fushë Krujë.

Artikulli paraprakPEZULLIM NGA DETYRA PËR 11 PUNONJËSIT E KADASTRËS
Artikulli tjetërAURON MILOTI DETYRË TË RE NË BASHKINË E SHKODRËS