Promovimi i trashëgimisë kulturore dhe natyrore, produkteve bujqësore dhe blegtorale, realiteteve të reja agroturistike të krijuara në zonë, ka qenë në fokus të aktivitetit “Guri i Zi n’Fest”, i organizuar nga bashkia e Shkodrës.Aktiviteti ishte në kuadër të veprimtarive të organizuara nga bashkia Shkodër në mbështetje të zhvillimit ekonomik, zhvillimit të

integruar dhe të balancuar të të gjithë territorit të saj, duke u fokusuar këtë herë në promovimin e produkteve të sektorit bujqësor agropërpunues të njësisë administrative Guri i Zi.

Aktiviteti është përshëndetur nga kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi, e cila ka nënvizuar rëndësinë e agroturizmit për zhvillimin e zonës, promovimin e vlerave kulturore dhe të traditës artizanale, produktet bujqësore bio etj.

“Guri i Zi n’Fest” ka ofruar një gamë të gjerë aktivitetesh sportive, kulturore, muzikore, kulinarie, ekspozitë fotografike, panair artizanati dhe shëtitje turistike me anije drejt Shurdhahut. Ky aktivitet është organizuar në bashkëpunim me “Agro Tourism Albania”, me mbështetjen e USAID dhe Ambasadës suedeze

Artikulli paraprakINAUGUROHET “SHKODRA TOURIST OFFICIAL BRAND”
Artikulli tjetërEDUART NDOCAJ: MË KANË KËRCËNUAR E SHANTAZHUAR