Galeria e Arteve në Shkodër ka nisur disa biseda publike me personazhe të ndryshme rreth artit, kulturës dhe jetës sociale në përgjithësi dhe momentit në të cilin ndodhet qyteti i Shkodrës.
Në takimin e parë i ftuar ishte Stefan Çapaliku për të bërë një bisedë rreth veprës së tij “Secili çmendet sipas mënyrës së vet”.
Lënia në heshtje e shumë temave apo problemeve që kanë nevojë të diskutohen kryesisht në fushën e artit dhe kulturës nuk sjell zhvillimin e pritshëm të një qyteti.
Bisedat tek Galeria e Arteve në Shkodër me personazhe të ndryshëm do të vijojnë edhe në javët e ardhshme deri më 22 shkurt të këtij viti.