Gazeta “Udha Islame” ka festuar numrin e 200-të të saj që nga momenti i parë kur u hap në vitin 2002 duke qenë e vetmja në gjithë Shqipërinë pas gazetës të komunitetit musliman “Drita Islame”. Hapja e kësaj gazete u përkujtua me një aktivitet të organizuar nga myftinia në Shkodër me disa të ftuar të përzgjedhur bashkëudhëtar të kësaj gazete që nga hapat e parë të saj. Ky aktivitet u organizua edhe në kuadër të 16 nëntorit 1990, ditës kur 29 vite më parë u rihap xhamia e Plumbit duke rikthyer besimin.

Gazeta “Udha Islame” pavarësisht vështirësive në kohë të ndryshme ia ka dalë që të botohet pa u shkëputur asnjëherë që nga viti 2002.

Gazeta “Udha Islame” do të vazhdojë rrugëtimin e saj me të tjera botime duke sjellë zhvillimet e ndryshme por edhe shkrime të ndryshme nga intelektual të Shkodrës dhe më gjërë.

Artikulli paraprakRIHAPJA E XHAMISË SË PLUMBIT, DËSHMIA: SI E MORËM HOXHËN
Artikulli tjetërSTUDIO E HAPUR – 16.11.2019