Gjenarin Kapcari është kryetari i PD në degën e Shkodrës i grupit të rithemelimit. Kapcari fitoi garën përballë tre kandidatëve të tjerë Arben Lushaj, Vildana Gushta dhe Elvis Deda. Pas numërimit të 5 kutive të votimit Kapcari mori 792 vota duke fituar me 163 vota diferencë. Arben Lushaj mori 629 vota, Vildana Gushta 171 vota dhe Elvis Deda 54 vota. Në fund pas fitores, kryetari i PD Shkodër i rithemelmit Gjenarin Kapcari deklaroi se objektivi kryesor i punës së tij do jetë përbashkimi i demokratëve shkodran.

Në procesin e votimit në Shkodër morën pjesë 1669 anëtarë të PD ndërsa vetëm 8 vota u shpallën të pavlefshme. Ndërkohë në Malësinë e Madhe procesi i votimit u ndërpre ditën e djeshme pasi kandidati Isa Rama theu kutinë e votimit duke pretenduar se ka fryrje të listave atje ndërsa kandidat ishin edhe Ferdi Sterkaj dhe Mimoza Rexhvelaj.

Pas këtij incidenti do jetë grupi i kontrollit në qendër që do vendosë se çfarë do të bëhet në Malësinë e Madhe. Në Vau Dejës fitues u shpall Bernard Ndreca i cili mori 531 vota kundrejt 221 votave që mori kandidati tjetër Mersin Zagani. Në Vau Dejës votuan 760 anëtarë nga 1632 që ishin në listë.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, ARBËRESHËT RIKTHEHEN ME VALLEN E FITORES
Artikulli tjetërSHKODËR, ARBËRESHËT E ITALISË: NA NDAN VETËM DETI