Pak orë pas vrasjes së ish policit Boran Bërcana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci, policia e Shkodrës ka gjetur një mjet të djegur që dyshohet se është përdorur në këtë krim të ndodhur. Makina e djegur tip benz është gjetur e djegur sipas policisë rreth orës 10:30 në Dobraç të Ri në zonën e By Pass-it të Shkodrës që është në ndërtim e sipër.

 

Burimet policore bëjnë me dije se autori pas ka kryer vrasjen e Boran Bërcanës dhe Silvana Ndocit ka shkuar me mjetin tip benz deri tek By Passi duke qenë se aty nuk asnjë lëvizje gjatës natës dhe më pas i ka vënë flakën makinës për të humbur gjurmët e krimit të ndodhur.

Ekspertiza pas kçyrjes të vendit të ngjarjes ka arritur të gjejë tek makina e djegur edhe armën me të cilin dyshohet se është bërë vrasja.

 

Sipas burimeve është një armë automatike gjermane me karikator që zë deri në 30 fishekë plumbash. Ajo dyshohet se është arma e krimit duke qenë se tek vendi ku ndodhi vrasja policia ka gjetur mbi 20 gëzhoja dhe po ashtu mbetje plumbash të asaj arme. Autori ka qëlluar me brëshëri në drejtim të çiftit duke mos lejuar Boran Bërcanën dhe Silvana Ndocin që të mos bëjnë asnjë lloj reagimi.

Sapo është marrë njoftimi për gjetjen e makinës së djegur aty ka mbërritur policia bashkë me grupin hetimor duke nisur hetimet. Menjëherë pas verifikimeve të para është arritur në konkluzionin se mjeti tip benz mund të jetë përdorur në vrasjen e dyfishtë të çiftit Bërcana Ndoci. Autori pasi ka djegur mjetin në fjalë është larguar në drejtim të paditur pa lënë gjurmë ndërkohë që sipas burimeve askush nuk e ka parë lëvizjen e tij.

 

Kjo e bën edhe më të vështirë zbardhjen e vrasjes të dy shtetasve për shkak se gjithçka në këtë krim të rëndë ka qenë e mirëmenduar. Fillimisht çifti janë mbikqyrur nga autori dhe pasi ka gjetur momentin e duhur për të qëlluar është larguar me mjetin tip benz duke i vënë flakën në periferi tek zona e By Pass-it dhe më pas duke humbur çdo gjurmë.

Forcat e policisë kanë sekuestruar edhe pamjet e mundshme filmike tek rrethrrotullimi i 5 heronjve dhe përgjatë dy anëve të rrugës por ende nuk ka asnjë person të dyshimtë.

 

Policia mendon se është një vrasje profesioniste ndërsa nuk përjashtohet mundësia se mund të jetë me pagesë duke parë dinamikën e kësaj ngjarje dhe veprimet e autorit nga fillimi në fund. Gjithsesi vijon punën për zbardhjen e plotë të krimit të rëndë.

 

Artikulli paraprakJA ÇIFTI I BASHKËJETUESVE QË U EKZEKUTUA NË SHKODËR
Artikulli tjetërFLAMURI SHQIPTAR EDHE NË ÇANTAT E MARKËS SË NJOHUR LOUIS VUITTON