Një person është plagosur me armë zjarri në Bushat të Shkodrës. Personi në fjalë është gjetur nga kalimtarë të rastit anash një rruge, ndërsa është marrë dhe është transportuar në spitalin e Shkodrës. Plagosja e këtij personi ka ndodhur me kallashnikov në lagjen Dodaj, mes fshatrave Melgushë e Bushat.
Policia po heton në lidhje me shkaqet e kësaj plagosje, ku nuk përjashtohet edhe pista se personi në fjalë mund të jetë vetë plagosur duke pastruar armën e zjarrit automatikë.