Shërbimet e qarkullimit rrugor të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe ato të komisariateve në varësi të saj kanë përgatitur një plan të posaçëm masash, në të gjithë territorin në juridiksionin e Policisë së Shkodrës, për të konstatuar parkimet e gabuara të automjeteve, në qytete (me fokus zonat në afërsi të shkollave).
Gjatë 2 javëve të para të implementimit të këtij plani masash, janë ndëshkuar me masa administrative 1746 drejtues automjetesh, të cilët duke parkuar në kundërshtim me sinjalistikën rrugore, u bënë shkak për rëndimin e trafikut.
Konstatimet e këtyre rasteve kanë ardhur rezultat i intensifikimit të kontrolleve në çdo aks të qarkut, nga shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës, Malësi e Madhe dhe Pukë.
Policia bën të ditur se, kontrollet për konstatimin e parkimeve të gabuara, vijojnë.
Policia e Shkodrës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe për të gjithë qytetarët, që të denoncojnë në numrin falas 112 ose në adresat zyrtare të Policisë, çdo rast të shkeljes së këtyre rregullave.