Shoqatat e Gjuetarëve i kërkojnë sërish parlamentit që të shfuqizoje ligjin e gjuetisë dhe sipas tyre të vihet në zbatim një paketë ndryshimesh me rregulla të forta në mënyrë që mos penalizohen gjuetarët e ndershëm.

Presidenti i Federatës Kombëtare të Gjuetisë Themi Perri teksa i i kërkon parlamentit shfuqizimin e moratoriumit, thotë se ndalimi i gjuetisë është një vendim kolektiv anëtarëve të shoqatës po iu mohohet e drejta për të ushtruar sportin.

Në vitin 2017 ishte Gjykata Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e gjuetarëve për të shpallur të pavlefshëm moratoriumin e pyjeve duke lënë në fuqi vendimin.

Mësohet se Kushtetuesja zhvilloi dy seanca lidhur me këtë kërkesë dhe ka lënë në fuqi vendimin deri në vitin 2021

Artikulli paraprakAPELI NË STAR PLUS,EMIGRANTI 1000 EURO PËR FAMLJEN ADEMI
Artikulli tjetërZGJEDHJET, PROVOKIMI I MALAZEZËVE