Gjuetia e paligjshme po rrezikon zhdukjen e disa llojeve të rralla të kafshëve e shpendëve në të gjithë vendin po ashtu edhe në Shkodër. Një fakt të tillë e konfirmoi Presidenti i Federatës Kombetare Shqiptare për Gjueti dhe Konservim Themi Perri gjatë një takimi organizativ me anëtarët e shoqatës në qytetin e Shkodrës.
Ai i ka dërguar kryeministrit Edi Rama disa foto ku gjuetarë amatorë duken qe bëjnë gjueti të paligjshme . Ndër të tjera ai i kërkon qeverisë që të hapë gjuetinë e ligshme e të vërë para përgjegjësisë ato që po shkelin ligjin
Gjuetarët profesionistë pretendojnë se respektojnë deri në detaje ligjin, edhe në mungesë të moratoriumit gjuetarët mbrojnë me fanatizën speciet e rrezikuara.
Që moratoriumi i ndalimit të gjuetisë nuk ia ka arritur qëllimit të ndalojë gjuetinë, kjo shihet nga prania në tregje apo restorante, kudo në vend, të gjallesave të cilat janë dëmtuar nga gjuetarët e paligjshëm.