Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka lënë në burg Inspektorin e Inspektoriatit Ndërtimor të njësisë administrative Gruemirë Nikollë Botinaj i cili akuzohet për “Prodhim dhe Shitje e Narkotikëve”.

Seanca gjyqësore në ngarkim të tij u zhvillua paradrekën e së Henes me dyer të mbyllura.Trupi gjykues i ka lënë afat mbrojtjes që brenda 10 ditësh ta apelojë vendimin.Mësohet se mbrojtja kërkoi një masë më lehtësuese atë të “arrestit në shtëpi” duke marrë parasysh se personi në fjalë nuk përbën rrezikshmëri dhe që nuk mund të largohet nga vendi.Trupi Gjykues e refuzoi kërkesën e mbrojtjes caktuar vlerësimin e masës atë të “Arrestit me burg” për të pandehurin Nikollë Botinaj Nikollë Botinaj u arrestua tre ditë më parë gjatë një operacioni të koduar “Ëeiting” Gjithashtu policia Shkodres dhe ajo e Malësisë së Madhe arrestuan edhe shtetasin Sadik Curraj. Sipas policisë gjatë kontrollit të ushtruar në afërsi të banesave të 2 shtetasve në vendin e quajtur <Përroi i thatë>, fshati Zagore u gjetën të kultivura dhe u asgjesuan 5 parcela me 866 bimë narkotike të dyshuara Cannabis-Sattiva. Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Sadik Curraj iu gjetën një automatik model-56, dy karikatore me fishekë, dhe 900 fishekë të kalibrit 7.62 mm.Me datë 29 Korrik policia e Shkodres bëri të mundur ekzekutimin e urdhrave të masave të sigurimit “Arrest me burg” për Botinaj dhe Curraj. Prokuroria ngriti akuzat “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, “Kultivim të bimëve narkotike” dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit” për Sadik Curraj ndërsa për Nikoll Botinaj atë të “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”

Artikulli paraprakHAPËSIRAT PUBLIKE NË VELIPOJË, KËSHILLTARËT KËRKOJNË SQARIME
Artikulli tjetër“SHEKULLI I KOMISISË SHQIPE NË SHKODËR“, MONOGRAFI NGA PROF. TOMOR OSMANI