Është zhvilluar faza gjysmefinale e konkursit në lëndën e historisë. një konkurs ky I organizuar nga Zyra vendore e arsimit me të gjitha shkollat e mesme të qarkut në kuadër të 75 vjetorit të çlirimit të Shqipërisë.
Mësuesja e historisë, Etleva Prençi bën të ditur se në gjysmëfinale jaën përballur nxënësit më të përgatitur të 4 prej shkollave pjesëmarrëse.
Prençi bën të ditur se ky aktivitet ka bërë që nxënësit të jenë më të dhënë pas dijes.
Në fazën finale që do të zhvillohet javën tjetër do të përballen shkollat e mesme “28 Nënetori” dhe medreseja “Haxhi Sheh Shamia”.