Gjuetia e paligjshme e shpendëve ujorë vijon të jetë një fenomen I cili goditet vazhdimisht nga institucionet përgjegjëse. Drejtori I Administratës së Zonave të Mbrojtura në Shkodër, Agim Dardha shprehet se në javën e fundit janë regjistruar tre raste të gjuetisë së shpendëve në territorin e zonave të mbrojtura në Shkodër dhe Velipojë.

Drejtori Dardha shton se muajt e fundit ka patur një rritje të ndjeshme të numrit dhe specieve të shoendëve ujorë.

Çdo vit, Administrata e Zonave të Mbrojtura zhvillon censusin e shpendëve ujorë për të kuptuar se cilat lloje janë më të rrezikuarat dhe cilat kthehen në habitatet e tyre. Moratoriumi ndaj gjuetisë së paligjshme po diskutohet dhe me shumë mundësi mund të shtyhet edhe me një periudhë 5-vjeçare sepse rezultatet deri tani duken mjaft pozitive

Artikulli paraprakSHKODËR, LSI AKUZA QEVERISË PËR SHPOPULLIMIN
Artikulli tjetërPD PUBLIKON LISTËN E UDHËTIMEVE: PËR 2 MUAJ, OLTA XHAÇKA PËRDORI 22 HERË HELIKOPTERIN USHTARAK PËR FUSHATËN E PS NË DIBËR