Një ngjarje e rende është regjistruar ne Shkodër ne radhët e efektiveve te policisë. Nje 23 vjeçar me banim ne Shkodër ka goditur me grusht dhe ka kanosur për vrasje gjate kryerjes se detyrës një punonjës te policisë se Shkodrës.
Ngjarja është regjistruar gjate se enjtes, ku sipas bluve te Shkodrës, gjithçka ka ndodhur pasi efektivi i policisë i ka kërkuar dokumentat e automjetit, 23 vjeçarit, kur ky i fundit, përveç fyerjeve ka qëlluar me grusht efektivin e policisë si dhe e ka kanosur atë se do ta vrase. Blute e Shkodrës kane bere te mundur menjëherë arrestimin e 23 vjeçarit, Aurel Ahi me banim ne Shkodër, i cili është marre ne pyetje ne ambientet e policisë se Shkodrës, ndërkohe qe mësohet se ka shfaqur shenja pendese per veprën e kryer. Megjithatë, tashme materialet i kane kaluar prokurorisë se rrethit gjyqësor te Shkodrës, për veprën penale Goditje dhe Kanosje për vrasje të punonjësit policisë për shkak të detyrës» parashikuar nga nenet 237 dhe 238 të Kodit Penal.