Shkodër/Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve, si rezultat i kontrolleve në terren, për goditjen e krimeve mjedisore.

Transportonte me kamion, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohet penalisht 59-vjeçari.

Sekuestrohen sasia e druve e prerë në mënyrë të paligjshme dhe kamioni.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. Sh., 59 vjeç, banues në fshatin Bajzë, Malësi e Madhe.

Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Burgu i Reçit”, Malësi e Madhe, duke transportuar me një automjet tip “Iveco”, 5 m3 dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve, bashkë me automjetin, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

Artikulli paraprakNGJARJET NË KOSOVË, QENDRA E LIBRIT ANULON TAKIMIN ME SHKRIMTAREN SERBE
Artikulli tjetërVRASJA E POLICIT NË VERI TË KOSOVËS, STANO: NËSE SHTETET E BE-SË E SHOHIN TË ARSYESHME, DO TË…