Shkodër
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin J. M., 33 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:
– K. H., 47 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka bërë kallëzim një 60-vjeçar, se ky shtetas e ka goditur me sende të forta, për motive të dobëta;
– Gj. M., 33 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka thyer pasqyrat e 3 automjeteve të parkuara në rrugën “3 Heronjtë”.
Stacioni i Policisë Fushë Arrëz referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin M. Ll., 48 vjeç, banues në Fushë Arrëz, pasi ka bërë kallëzim një 60-vjeçar, se ky shtetas e ka fyer nëpërmjet telefonit.
–
Më datë 06.08.2024, ka bërë kallëzim 48-vjeçar, se në sheshin “Isa Boletini”, e ka kanosur një shtetas i paidentifikuar. Po punohet për identifikimin e kapjen e autorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.