Drejtoria Vendore Policisë Shkodër
Shkodër më 14.03.2016 Njoftim për Shtyp Në zbatim të urdhërit të Prokurorit të Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër u bë ndalimi i shtetasit në kërkim: • Gentian Musallari, 28 vjeç, banues në Shkodër. Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi: Prokurori kishte lëshuar urdhërin për ndalimin e shtetasin Gentian Musallari si personi ndaj të cilit zhvillohen hetime për nenin 237 i Kodit Penal, vepra penale “Goditje për shkak të detryrës” sepse me datë 12.03.2016, në lagjen Salo Halili, Shkodër ka goditur dhe fyer me fjalë efektivin e Komisariatit të Policisë Shkodër. Kapja e këtij shtetasi u bë gjatë paradites së sotme, në lagjen “Salo Halili” Shkodër në afërsi të banesës tij. Materialet i kaluan për ndjekje Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Goditje për shkak të detryrës” parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal
/ Star Plus TV /