GRABITJA NDODHI NË LAGJEN RUS. Dy persona të veshur me uniformë policie dhe me skafandra kanë grabitur me armë një argjendari në qytetin e Shkodrës.

Grabitja ndodhi në lagjen Rus, ku grabitësit ende të paidentifikuar arritën të marrin një vlerë të konsiderueshme të mallit dhe janë larguar me motor.Sapo kanë dalë nga argjendaria, grabitësit e veshur si policië janë përplasur me një shitës ambulant që ndodhej përballë argjendarisë dhe janë rrëzuar në tokë. Në këtë momente ata kanë shtënë në ajër me kallash për të trembur dhe larguar qytetarët e rastësishëm, që mund t’i bëheshin atyre pengesë.Por peripecitë për ta kanë vijuar edhe më tej, pasi në momentin që i kanë drejtuar motorit për t’u larguar nga argjendaria, ai nuk është ndezur.Dy policë rrugor janë afruar në këtë momento në vendngjarje me motor, dhe i kanë drejtuar pistoletën grabitësve. Por dy autorët “nuk kanë pyetur”, kanë ndezur motorin dhe janë larguar….duke marrë me vete dhe një sasi të konsiderueshme ari

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/4BrjBryyryrbY?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakHOLLYWOOD, SHUHET LAUREN BACALL
Artikulli tjetërGJERMANI, BORUSIA FITON SUPËRKUPËN