Një 33-vjeçare ka rënë pre e vjedhjes me dhunë në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur në orën 19:00, në vendin e quajtur tek “Sahati” në lagjen “Vasil Shanto”. Policia thotë se “shtetasi A.D. 41 vjec, banues në Burrel, në gjendje të dehur ka tentuar që ti marrë me dhunë çantën e krahut shtetases J.G. 33 vjeçe, ku për pasojë janë rrëzuar të dy dhe kanë marrë dëmtime të lehta”.
33-vjeçarja ndodhet në spitalin Rajonal Shkodër për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkohë shtetasi A.D, ka tentuar të largohet por është kapur nga policia dhe fillimisht është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ku më pas do të shoqërohet në Komisariatin e Policisë Shkodër për sqarime dhe veprime të mëtejshme proçeduriale . Në vendngjarje grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Shkodër vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.