Banesa e ish deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, Shyqyri Çela, njëherësh ish-drejtues i lartë i Policisë së Shtetit u sulmua granata në qytetin e Shkodrës.

Brenda oborrit të banesës në lagjen “Partizani” u hodhën dy granata dore prodhim të para viteve 1990, njëra prej të cilave shpërtheu duke dëmtuar disa xhama të banesë.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes policia ka konstatuar edhe një granatë luftarake të pashpërthyer, ku është kërkuar ndërhyrja e specislistëve të Njësisë –Anti eksplozivNgjarja u regjistrua rreth orës 03.00 të mëngjesit ku fatmirësisht nuk pati të lënduar por vetëm dëme materiale

Sipas policisë në momentin e shpërthimit në banese ndodhej vetëm 63 vjeçari Çela i cili ka qënë në gjumë. Ai është kthyer nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës një muaj më parë.Ngjarja ka shkaktuar panik në mbarë zonën .

Vetë Shyqyri Celaj ka deklaruar përpara oficerëve të policisë se nuk ka konflikte me askënd.Policia në vendin e ngjarjes ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale granatën e dytë të pashpërthyer.

Gjithashtu grupi hetimor është duke u marrë me pamjet filmike të kamerave të sigurisë që janë sekuestruar një biznesit në atë zonë, për të arritur në identifikimin e autorëve.Shyqyri Cela ka qenë shef komisariati policie në fillimet e viteve 90-të në Shkoder dhe Peshkopi, ndërsa në vitin 1996 ai është zgjedhur deputet i Partisë Aleanca Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë .

Dyshimet e policisë për këtë ngjarje lidhen me një konflikt që i vëllai ka patur në qender të Shkodres në vitin 1995 – 1996. Pas kësaj ngjarje dy vite më vonë Shyqyri Çela iku nga Shqipëria dhe jeton në SHBA.

Çdo vit ai ka ardhur në Shkodër dhe Shqipëri ku ka qëndruar për disa muaj vetëm për pushime dhe ka deklaruar se nuk ka patur ndonjë shqetësim apo kërcënim nga askush.Ndërkohë vijojnë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

 

Artikulli paraprakPREZANTOHET PROKURORI I RI I SHKODRËS
Artikulli tjetërMUNGESA E INVESTIMEVE “IZOLON” FSHATIN TOROVICË